Klubi i Llapit dhe Mentor Zhdrella i kanë ndarë rrugët pas një bashkëpunimi katërvjeçar.
Përmes një postimi të klubit nga Podujeva tashmë ish-kapitenit i është uruar sukses i mëtutjeshëm, ndërsa është thënë se emri i tij do të përmendet gjithmonë në historinë e Llapit.
“Pas një periudhe katërvjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët”.
“Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll, një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vet kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellë trofe”.
“Ishim krenarë si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngritë trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj”.
“Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e publikuar në Facebook.