Shtimi i sheqerit në opsionet me pak yndyrë përdoret për të kompensuar humbjen e aromës dhe qëndrueshmërisë që vjen nga yndyra.
Ekspertët rekomandojnë që gratë duhet të konsumojnë vetëm 24 gram sheqer në ditë, ndërsa burrave u lejohet deri në 36 gram, shkruan BrightSide.
Por a e dini se një kanoçe me pije të gazuar tashmë përmban gati 40 gram sheqer?
Dakord, të gjithë e dinë se pijet e gazuara janë të pasura me sheqer, por shumë nuk janë të vetëdijshëm që një kanoçe me salcë domate mund të mbajë deri në 20 gram sheqer për porcion, dhe lëngu juaj i preferuar i mollës, edhe nëse etiketohet i pa ëmbëlsuar, ka rreth 25 gram sheqer në një filxhan.
Ushqimet me pak yndyrë mund të jenë joshëse për ata që përpiqen të bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme, jo të gjitha janë në të vërtetë më e mira për ju – veçanërisht kur bëhet fjalë për kos.
Një porcion kos i thjeshtë me yndyrë të plotë ka 4.7 gram sheqer, ndërsa një porcion kos grek mund të ketë 6 deri në 12 gram sheqer. Shtimi i sheqerit në opsionet me pak yndyrë përdoret për të kompensuar humbjen e aromës dhe qëndrueshmërisë që vjen nga yndyra.
Shumë kos me yndyrë të ulët dhe me aromë përmbajnë gjithashtu forma jo të shëndetshme të ëmbëltuesve, si sakaroza ose shurupi i misrit me fruktozë të lartë. Bëni kujdes!
Keçupi ka një kombinim të aromave të ëmbla, të tharta dhe umami, është më i popullarizuari në hamburger dhe ushqimin e shpejtë dhe si një salcë për patatet e skuqura. Sidoqoftë, një lugë e vetme është e barabartë me vendosjen e një kubi të tërë sheqeri në gojën tuaj. Përmbajnë afërsisht 4 gram sheqer për lugë gjelle.
Patatinat: Një qese me pataatina mund të ketë rreth 3% -5% përmbajtje sheqeri. Kjo është veçanërisht e zakonshme në patatinat me aromë të tilla si Barbecue, djegës i ëmbël, mjaltë, ose misër.