Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë 96 mijë e 896 persona u infektuan me koronavirus, që nga 13 marsi 2020 kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.

Nga ky virus u shëruan 80 mijë e 834 të tjerë, mirëpo janë 1 mijë e 967 qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona.

Aktualisht në vend janë 14 mijë e 095 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raportohet për 217raste të reja me COVID-19 në Prishtinë.

“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095”, thuhet në njoftimin e sotëm të IKSHPK’së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments