Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaDitë zie sot në shkollën ku ishte nxënës 10-vjeçari nga Shtimja që...

Ditë zie sot në shkollën ku ishte nxënës 10-vjeçari nga Shtimja që vdiq dje në aksident bashkë me familjen

Shkolla fillore “Emin Duraku” në Shtime ka njoftuar se sot është në ditë zie, pasi nxënësi i kësaj shkolle, Yll Ramadani, vdiq të dielën në një aksident trafiku bashkë me familjen.

Në njoftimin e shkollës bëhet e ditur se Ylli ishte nxënës i klasës së katërt.

“Shkolla jonë sot në DITË ZIE. Dje si pasojë e një aksidenti komunikacioni, Yll (Naim) Ramadani (04.01.2011), nxënës i klasës së katërt ka ndërruar jetë bashkë me familjen e tij. Jemi të thyer thellë në zemër, gjithë trishtim e dhimbje. Të gjithë jemi të dëshpëruar nga kjo tragjedi, e cila erdhi pas pakujdesisë së vozitësve në rrugë! Ylli ishte nxënës i qetë, i lumtur dhe i hareshëm. Ai kishte një etje të vërtetë për të mësuar dhe i pëlqente të luante me shoqërinë e tij”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Bëhet e ditur se me vendim të kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të pezullohen të gjitha aktivitetet në shkollën “Emin Duraku”.

“Të gjithëve tashmë na mungon e më së shumti mësueses Ibadete Arifi dhe shoqërisë në klasën e tij! Dhimbjen do ta ndajmë me familjen e gjerë të Yllit. Sot, me vendim të Kryetarit të Komunës së Shtimes z.Naim Ismajli, të gjitha aktivitetet do të pezullohen edhe në shkollën tonë! Ngushëllime dhe shpirti i tij dhe i familjes u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndryshe, Ylli vdiq të dielën në një aksident trafiku bashkë me prindërit dhe gjyshen.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments