Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmanit.
Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në”, ka thënë Mushkolaj në facebook.
Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në 😡
Posted by Imer A. Mushkolaj on Friday, April 9, 2021
Osmani përmes një shkrimi në facebook kujtoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe përmendi Betejën e lavdishme të Koshares. Megjithatë në statusin e saj nuk u përmend fare UÇK-ja.
Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK-në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.