Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai ka thënë për klankosova.tv, se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.
”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.
Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.
Ndërkaq, i pyetur nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.
”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash.