Monday, November 18, 2024
HomeLajmeKosovaBurri i Albulena Haxhiut e quan “kurvar të kafeneve të natës” Faik...

Burri i Albulena Haxhiut e quan “kurvar të kafeneve të natës” Faik Fazliun

Bashkëshorti i ministres së Drejtësië, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj arrestimit të anëtarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.

 

Krasniqi ka shkuar aq larg sa e ka quajtur Fazliun “kurvar” i kafeneve të natës.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

 

Fazliu u arrestuar mbrëmë në një kafiteri në Prizren. Ai sot mohoi se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar. Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

 

Fazliu është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokurori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.

Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar ndaj zyrtarëve policorë, në rastin e arrestimit të ish-kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments