Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ka vizituar së fundmi Shqipërinë.
Miliarderi i shoqëruar nga djemtë e tij, Isa, Diari dhe Armani, kanë shijuar një pushim 4 ditor atje, dhe mesa duket kanë mbetur tepër të kënaqur.
“Sot, me Isen, Diarin dhe Armanin përmbyllëm një pushim 4-ditor në Shqipëri. Ne e shijuam aq shumë sa qe nuk po na pritet të kthehemi përsëri!”, shkruan biznesmeni.
Pacolli ka publikuar edhe foto ku shihet në shoqërinë e fëmijëve të tij në avionin privat.