Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Viktima është e moshës 35-vjeçare, ndërsa vdekja e saj cilësohet si e dyshimtë.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës infermierja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë”