Të shtunën pasdite në Fushë Kosovë në parkingun e një autolarje, pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë personave, ka ndodhur një përleshje fizike ku disa prej tyre kanë përdorur shufra metali.
Si pasojë e rrahjes, tre prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së.
Lajmi është bërë i ditur përmes raporti 24 orë të policisë së Kosovës.
“Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 05.06.2021-19:17. Në parkingun e një autolarje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje ndërmjet gjashtë (6) personave, kishte ndodhur një përleshje fizike ku disa prej te dyshuarve kishin përdorur mjete të forta (shufra metali) dhe si pasojë e rrahjes, tre prej te dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Dy të lënduarit janë liruar nga tretmani mjekësor , ndërsa njëri prej të lënduarve ende është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë te dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.