Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar ashpër për konfiskimin e 400 kilogramëve drogë në komunën e Lipjanit.
Ahmeti ka thënë se droga do duhej të ndalej në doganë e jo të vjen deri në Lipjan.
“Nuk jam ndier mirë, është shndërruar në batute, por a thua a nuk ka mundur të ndalët në doganë të Kosovës ose Shqipërisë, të gjitha informacionet flasin se shërbimet e kanë përcjellë, dhe kanë mund me ndalë, kanë pas mundësi mos me leju fare me ardhë. Se cila ka qen prapaskena nuk e kam idenë, por unë mendoj se qytetarët ë Lipjanit nuk duhet të fajësohen e as të etiketohen, as me batuta, është diçka jashtë dëshirës, dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Ahmeti në Kanal10.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë.