Të premten mbrëma policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucione të tjera, sekuestruan 80 krerë gjedhe të kontrabanduara në Gërlicë të Ferizajt.
Shumica prej lopëve dhe viçave ilegalë pas kryerjes së procedurave u dërguan në hapësirat e Burgut të Dubravës në Istog, në fermën e cila me anë të një vendimi të qeverisë prej 2015 u bë vend ku mbahen kafshët e sekuestruara me origjinë nga vende të ndryshme të botës.
Për ato kujdesen disa të burgosur të cilët tashmë këtë punë e kanë shndërruar në profesion që thonë se do ta vazhdojnë edhe kur të lirohen në shtëpi.
Megjithatë, gjedhët ilegale qe tani janë 60 në numër i sjellin të mira, por nganjëherë edhe dëme Shërbimit Korrektues të atjeshëm.