Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.
Daçiq thotë se ka presion të koordinuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë për ta njohur Kosovën, e që thotë se kjo është e papranueshme për ta.
Ndërsa thotë se ende nuk ka biseduar me Presidentin Aleksandar Vuçiç në lidhje me detajet dhe formën e një seance parlamentare në të cilën ai do të paraqiste një raport mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka bërë të ditur që pret që seanca të ndodhë më 22 ose 23 qershor, pas takimit në Bruksel.
“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuciq dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës “, tha Daçiq në një intervistë për Tanjug.