Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 83 pacientë, 15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave. Klinika Infektive, 26 pacientë, Klinika e Pulmologjisë,57 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42 pacientë, 2 në gjendje të rënduar, 19 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi”, thuhet në komunikatë.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme. Spitali i Prizrenit, 6 pacientë. Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.