Në këto çaste në rajon po mbretëron mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë.
Në Mal të Zi ka zhvillime vertikale dhe rrebeshe të izoluara, por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa zhvillime të izoluara gjenden edhe në veriun e skajshëm të Shqipësië, ndërsa orëve të ardhshme ndonjë zhvillim mund të ketë edhe në ndonjë rajon në Kosovë kryesisht afër territorit të Malit të Zi.
Nesër (e diele) në Shqipëri dhe jug të Kosovës kryesisht me diell dhe mjaft nxehtë. Në viset tjera pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë edhe breshër afatshkurtër.
Gjatë natës rrebeshe të izoluara por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të përfshijnë edhe Shqipërinë.
Të hënën në tërë rajonin na pret mot me reshje të herëpashershme shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë për shkak të depërtimit të një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror. Në bregdet, jug dhe perëndim të Shqipërisë kryesisht pa reshje, ose me ndonjë zhvillim të izoluar