Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga vetura në Fushë Kosovë.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.