Friday, November 22, 2024
HomeLajmeLugina i kërkon Kurtit të përfshihet në dialog, duan të bashkohen me...

Lugina i kërkon Kurtit të përfshihet në dialog, duan të bashkohen me Kosovën

Ishte marsi i vitit 1992.

Shqiptarët e Luginës u mobilizuan si kurrë më parë.

Vota që po hidhnin në kuti ishte votë për autonomi politike e territoriale të tyre me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Mesazhi, që e përçuan përmes referendumit, edhe tash 29 vjet më pas është kërkesë kryesore e shqiptarëve të atjeshëm.

“Do si do ne konsiderojmë që stacioni i fundit do të jetë vullneti i shprehur politik në referendumin e 92-së”, u shpreh Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Hapi i parë që i çel rrugën, jetësimit të kësaj dëshire, kalon kah procesi i dialogut Kosovë – Serbi.

Kështu të paktën mendon kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, i cili me patjetër kërkon përfshirjen e tyre në këtë proces.

Kërkesën ia bëri të qartë edhe kryeministrit Kurti, në një takim që pati me të e që vjen vetëm pak javë para se ky i fundit të shkojë në Bruksel, kryeqytetin diplomatik atje ku pritet ta rifillojë dialogun me Serbinë.

Megjithatë përgjigjen, që e mori nga kryeqeveritari, nuk donë ta zbulojë, tash për tash.

“Ajo që ne presim është që trajtimi i drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të rregullohet, krahas rregullimit të saj të arrihet një status tjetër politiko juridik i cili më pas do të shprehte edhe vetëqeverisjen e shqiptarëve në kuadër të Luginës së Preshevës”, deklaroi ai.

Pasivizimi i adresave të tyre është një arsye shtesë pse ata duan me doemos të përfshihen në dialog.

“Ky është një proces që po konsideroj që ka një ndërlidhje dhe me dialogun Kosovë-Serbi. Duke qenë si i tillë konsideroj dhe kjo është një arsye më shumë se pse duhet që Çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh ai për Front Online.

Lugina i kërkon Kurtit të përfshihet në dialog, duan të bashkohen me KosovënMustafa pohoi se Serbia ka neglizhuar të gjitha marrëveshjet e dialoguara me shqiptarët në Luginë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments