Dy persona janë arrestuar në fshatin Shirokë të Suharekës, pasi të njëjtit kishin penguar inspektorët të cilët ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Po në Suharekë, është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti në vendin e tyre të punës kishte kanosur tre inspektorë të cilët po merreshin me një rast të rrënimit të një objekti.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.