Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Çeku priti në takim pianisten Anila Aliu dhe Prof. Valbona Pula Petrovci.
Liburn Jupolli ku diskutuan për sfidat që kanë të rinjtë e vendit në këtë fushë, ndërsa nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u siguruan që një prej prioriteteve do të jetë mbështetja dhe promovimi i të rinjve, që janë aset shumë i rëndësishëm i vendit.
Anila Aliu është fituese e shumë çmimeve të para, absolute dhe e çmimeve speciale në gara e akademi të ndryshme, si në Kosovë po ashtu edhe vende tjera si në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Gjermani, Luksemburg, Lituani, Francë e Amerikë. Së fundi ajo mori çmimin “Grand Award” në Garën Ndërkombëtare të Pianos në Bangkok.