“Dardanët” fituan me rezultat 1:2. Golat për Kosovën i shënoi Milot Rashica në minutat 18 dhe 83, kurse Malta shënoi në minutën e 45-të, raporton Indeksonline.
Portieri, Visar Bekaj bëri dy pritje të mira në fund të ndeshjes, duke shpëtuar Kosovën nga barazimi.
Në pjesën e parë, Kosova e dominoi ndeshjen kurse në të dytën pati probleme për të krijuar raste.
LIVE momentet më të rëndësishme:
Intonohet himni i Kosovës para fillimit të ndeshjes
1’ Fillon ndeshja, Kosova-Malta
11’ Kosova afër golit të epërsisë, Milot Rashica nuk arrin të shënoj
15’ Malta afër të shënonte autogol
18′ Milot Rashica GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Zeneli me një super pasim tek Kastrati, i cili e shërbeu Rashicën. Kosova 1:0 Malta.
21′ Rashica tjetër rast por dështon të shënoj nga distanca
26′ Rashica 1 kundër 1 me portierin e Maltës dështon të shënoj. Rezultati mbetet 1:0.
38′ Idrizi afër golit, pret portieri i Maltës!
39, Rashica bën një goditje brenda zonës, por pret portieri i Maltës përsëri.
HT’ Mbaron pjesa e parë, Malta 1:1 Kosova!
46′ Fillon pejsa e dytë, Malta 1:1 Kosova!
56′ Lirim Kastrai me rast për gol por portier i Maltës nuk befasohet.
59′ Malta afër golit të dytë, shpëton Kosova.
60′ Zymer Bytyqi dhe Besar Halimi inkuadrohen, ndërsa nga loja largohet Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.
61′ Pasi e largoi nga loja, Challandes e ngushëllon Lirim Kastrati
45′ Malta shënon, barazohet rezultati 1:1, pas një gabimi të mbrojtjes.