Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për dialogun me Kosovën, pas takimit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Mathew Palmer dhe emisarin special të BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.
Vuçiq thotë Serbia po përballet me ditë të vështira dhe theksoi se shpreson që, siç tha ai, të tregojë mençuri në bisedime.
“Unë jam duke shkuar në Bruksel për bisedime me shqiptarët, shpresoj se do të kemi mjaft mençuri dhe mbështetje për të bërë gjëra të mira për vendin tonë,” tha Vuçiç në fjalimin e tij për publikun.
Vuçiq tha se ai bisedoi me Lajçak dhe Palmer për faltoret serbe në Kosovë dhe për situatën me energjinë elektrike në veri, duke paralajmëruar reagim të ashpër të serbëve nëse dikush do të provojë të bëj lojra me këto çështje.
“Ne biseduam për vendet e shenjta, për Valacin, situatën e energjisë elektrike dhe pozicioni im ishte shumë i qartë. Shpresoj se dikush nuk do të luajë me stabilitetin e rajonit për atë çështje, sepse reagimi i popullit serb, në Kosovë dhe kudo, do të ishte jashtëzakonisht i fortë. “dhe askujt nuk i duhet kjo,” tha Vuçiç kur u pyet nëse ka folur me Lajcakun dhe Palmerin rreth mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe.