Wednesday, November 20, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë

Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

 

Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë edhe krerë të tjerë institucional.

Ndërkohë, takimi i presidentes Osmani me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Mirëpo, Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media.

Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dendias bëri te ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments