Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur në interpelancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.
Në fjalën e tij, Mustafa ka përmendur edhe punësimet familjare dhe arsyetimet e krerëve të Qeverisë për këto emërime.
“Natyrisht pastaj vini në Kuvend e mundoheni të bëheni të lezetshëm, duke thënë se nipi ka lindur para dajës, nipi nuk e ka parë dajën që 50 vite, nipi shtëpinë 4 kat e daja 2 etj., Nipi, daja, nipi, daja , harruar që ju kanë votuar qytetarët e jo nipat. Qytetarët ju votuan, dasmat po i mbani me nipat, vendet e punës po ua ndani nipave, e qytetarëve po ua ndani… s’po e përfundoj këtë fjali”, ka thënë Mustafa.
Ai ka kërkuar në emër të LDK-së nga ministri Hekuran Murati dhe Qeveria që t’i falin gjobat e shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve.
Mustafa ka thënë se ministri Murati duhet të punojë dhe t’i lërë anash ankesat.