Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri i AAK-së: Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci

Tahiri i AAK-së: Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

 

Ai madje në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë.

”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”.

”Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti  më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.

”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti”.

”Kjo është Kosova”.

”Kjo punë me negociata nuk bëhet. Kjo bëhet me luftë. Pa luftë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nuk e merr Kosova”.

”S’ka nevojë me u përgjigj ndaj kërkesave të Serbisë. S’mund t’i marrësh shqiptarët e Preshevës pa luftë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments