Sot, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një pronar të një firme.
I dyshuari është një 54 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.
“Arrestohet një person nën dyshimin për vepra penale “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin””, thuhet në komunikatën e PK-së.