Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMurati: Ripërcaktimi i kufijve e bën funksionale Kosovën edhe pa njohjen e...

Murati: Ripërcaktimi i kufijve e bën funksionale Kosovën edhe pa njohjen e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, vlerëson se ka një konsensus të partive politike në Kosovë për një “status quo”.

Ai është shprehur se opsion i favorshëm për Kosovën është ai i ripërcaktimit të kufijve.

“Dialogu nuk është i lehtë, është proces i vështirë dhe dialogun e kanë bërë pjesë të betejës elektorale. Mendoj që përcaktimi i kufirit e vendos në lojë Kosovën Lindore [Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin]”, është shprehur Murati.

“E dyta është që në një formë ose tjetër qoftë kështu siç jemi në këtë situatë me Pakon e Ahtisaarit por edhe variantin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive ka kuptim të realizohen vetëm nëse Serbia të njeh. Ripërcakimi i kufijve Kosovën e bën funksionale edhe pa njohjen e Serbisë”.

Murati në Rubikon është shprehur se Rusia dhe Kina janë ato që u konvenon destabilizimi i Ballkanit.

“Rusia e ka potencialin e destabilizimit, kurse Kina depërton ekonomikisht. Është ideale që të preken interesat e SHBA-së dhe BE-së në rajonin e Ballkanit. Ripërcaktimi i kufijve është për t’i mbyllur krizat. Serbia e di se fiton më shumë duke u bërë pjesë e projektit evropian. Duke i zgjidh problemet me Kosovën futet në orbitën e BE-së dhe në një mënyrë ose tjetër mund të vazhdojë ta luajë lojën e vjetër duke qenë pjesë e BE-së dhe duke pasur raport me të afërt me SHBA-në”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments