Secili nxënës posedon një telefon të mençur, prej të cilit marrin shumë informacione.
Por të mërkurën në shkollën e mesme “Eqrem Çabej”, ata mësuan se si duhet të mbrohen nga informatat e dëmshme që mund t’i marrin në internet.
Këtë seminar mbi edukimin medial e organizoi OSBE e cila ka synim të vetëdijësojë këtë grupmoshë për të kuptuar në thelb çdo përmbajtje mediatike, njofton Klankosova.tv.
Kjo për faktin se ato mund të bëhen të dëmshme për ta nëse nuk perceptohen si duhet.
Kësi ligjërata që kanë për qëllimin nxitjen e mendimit kritik tek të rinjtë rreth produkteve mediale do të mbahen edhe në komuna tjera.