Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBorrell i çon letër Kurtit: Ju pres në takim të nivelit të...

Borrell i çon letër Kurtit: Ju pres në takim të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejt të jetë e mundur

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Borrell gjithashtu i tha Kurtit se pret të takohet me të sa më shpejt në mënyrë që të vazhdojë dialogu për t’u arritur një marrëveshje me Beogradin.

Borrell gjithashtu thotë se Bashkimi Evropian ka qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër koronavirusit.

Tutje, Borrell kërkoi nga Kurti që dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë sa më shpejt në mënyrë që të arrihet një normalizim i marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Zyres së Kryeministrit që e ka lëshuar në drejtim të mediave:

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell uron kryeministrin Kurti: Lufta ndaj pandemisë prioritet kryesor, BE i qëndron pranë Kosovës dhe popullit të saj

Prishtinë, 9 prill 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, njëherësh nënkryetar i Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka qëndruar fort pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë COVID-19. “Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështes në këtë drejtim”, ka shkruar z. Borrell.

Në vazhdim të letër urimit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj, gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

“Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments