Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPërfundon raundi i dytë i votimit për gjykatës të Kushteuteses, Qorrolli e...

Përfundon raundi i dytë i votimit për gjykatës të Kushteuteses, Qorrolli e Xhemajli në finale

Vigan Qorrolli e Haxhi Xhemajli janë dy kandidatët që do të garojnë për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Nga tre kandidatë sa ishin, Vigan Qorrolli mori 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli morën nga 18 vota.

Ndërsa në raundin e dytë të votimit,  Haxhi Xhemajli mori 44 ndërsa Hilmi Jashari 29 vota.

Në raundin e tretë të votimit, deputetët do të zgjedhin në mes të Qorrollit e Xhemajlit.

Kujtojmë se Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr në fund nga procesi, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments