Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata e Apelit vendosi përfundimisht në favor të lejeve dhe licencave të...

Gjykata e Apelit vendosi përfundimisht në favor të lejeve dhe licencave të KelKos Energy

Gjykata e Apelit ka vendosur me vendimin AA.nr.320/21, të datës 30.04.2021 që të refuzoj përfundimisht kërkesën për pezullim të përkohshëm të lejeve dhe licencave të KelKos Energy të lëshuara nga MMPHI dhe ZRrE, dhe të cilat janë ligjërisht valide.

 

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos e dërgoj rastin përsëri në Gjykatën Themelore por vendosi vet lidhur me kërkesën në fjalë.

Avokati i kompanisë, Arianit Koci ka njoftuar se, KelKos Energy do të vazhdoj prodhimin 24/7 të Energjisë së Gjelbër  që ofron rrymë për më shumë se 50.000 amvisëri në baza ditore – 100% të liruar nga emetimet e dëmshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments