Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBien infektimet në Shqipëri, 286 raste të reja dhe 7 humbje jete...

Bien infektimet në Shqipëri, 286 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnjë, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria njofton se 7 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments