Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVaksinohet çifti nga Prishtina që qëndruan të mbyllur që 1 vjet e...

Vaksinohet çifti nga Prishtina që qëndruan të mbyllur që 1 vjet e dy muaj për shkak të koronavirusit

Sali dhe Nazmije Gërguri nga Prishtina, të cilët sapo morën vaksinën AstraZeneca, thanë se ka një vit që pothuajse janë të mbyllur në shtëpi, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në një prononcim për ‘Frontal’, çifti tha se janë të lumtur që janë vaksinuar, pasi qe 1 vit e dy muaj, ata pothuajse janë totalisht të mbyllur.

“Procesi shkoj shumë mirë, mënyra e organizimit është në nivel të lartë. Kalun vetëm 5 minuta që e murrum, deri tash është mirë”, thotë Sali Gërguri.

Ndërsa, gruaja e tij, Nazmije Gërguri thotë se është e lumtur që u vaksinua.

“Shumë e lumtur, ishalla bohet mirë najher.Jo jo kurfar probleme, pak njëfarë treme deri kur erdhum”, thotë ajo për T7.

Ata gjatë kësaj kohe sa kanë qëndruar të mbyllur kanë dalur vetëm nga një orë ose dy në ditje për t’u shëtitur në Gërmi.

“Frikë kemi pas qe një 1 vjet dhe 2 muaj thuajse kemi qenë totalisht të mbyllur, s’kemi dalë, vetëm se qa kemi dalë në rekreacion në Gërmi, një orë dy, dhe ton ditën deri të nesërmen e kemi kaluar mbyllur në shtëpi”, thotë Sali Gërguri.

Kujtojmë se nga dje ka filluar vaksinimi i personave të moshuar.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments