Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSHSKUK: 136 pacientë në trajtim nga COVID-19

SHSKUK: 136 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 136 pacientë.

 

Prej tyre, 58 janë të konfirmuar me COVID-19, dy janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, prej tyre një në gjendje të rënduar, 28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 71 janë me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 25 pacientë, një prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë ndodhen 63 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë, prej tyre 30 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi, një në gjendje të rëndë.

Më së shumti pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Pejës 17, pasuar nga ai i Gjilanit me 10, Spitali i Prizrenit 6, Spitali i Gjakovës 5, Spitali i Vushtrrisë 5, Spitali i Ferizajt 3 dhe Spitali i Mitrovicës 2 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments