Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe policia kufitare në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Kriminale në Novi Sad, kanë arrestuar një person nga Lipjani në pikë kalimin kufitar të Batrovcit, pasi në veturën e tij gjetën më shumë se 41 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.
Personi i arrestuar është B.B. nga Lipjani i lindur në itin 1986, i cili dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.
Policia kishte gjetur rreth 73 paketime të drogës të fshehura në furgon pasi që kishte inspektuar automjetin me tabela sllovene.
I dyshuari aktualisht është ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohet në zyrën e prokurorit competent bashkë me një raport penal.
Pamje nga inspektimi i furgonit dhe momenti kur policia zbulon paketimet me drogë: