Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka konfirmuar se do qëndrojë në “San Siro” dhe që ka folur me trajnerin e ri, duke i dhënë fund spekulimeve për kalimin në Premierligë.
Sulmuesi ishte i lidhur me rikthimin në Premierligë, aty ku kërkohet nga Chelsea dhe Manchester City.
Sidoqoftë, belgu kaloi sezonin më të mirë të karrierës duke fituar Seria A dhe nuk ka vëmendje për t’u larguar.
“Do qëndrojë te Inter. Kam biseduar me personin që do bëhet trajneri ynë i ri”.
“Ndoshta nuk duhet ta them, por ishte bisede vërtetë pozitive”, deklaroi ai.
Simeone Inzaghi pritet që nesër zyrtarisht të bëhet trajner i Interit duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.