Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSi erdhi deri të përplasja në mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe opozitës

Si erdhi deri të përplasja në mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe opozitës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë liruar sallën ku po mbahej mbledhja e komisionit për Integrim Evropian pas përplasjeve me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Salla ku mbahen mbledhjet e Komisionit për Integrim Evropian fillimisht ishte plot.

Të gjithë anëtarët e këtij komisioni këtë të mërkure, pritën zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin për të raportuar.

Pikërisht këtu deputetja Time Kadriaj, kërkoi që Qeveria e Kosovës të ketë kujdes me deklaratat për UÇK-në.

Ndërsa deklaroi se asnjë Qeveri nuk ka qenë më pro UÇK-së, Bislimi foli edhe për zhvillimet në Bruksel.

Ndonëse po diskutohej për Integrime Evropiane, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjeti hapësirë edhe t’i rekomandojë dikujt që të përdorë tableta për kokëdhimbje.

E menjëhershme ishte përgjigjia e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Por akuzat më të mëdha filluan me të nisur diskutimi mes Bislimit e Kastratit.

E në gjithë këtë debat u përfshi edhe Blerta Deliu-Kodra, e cila pati një kërkesë për Kastratin.

Kësisoj dy deputetët e vetëm të PDK-së në këtë komision, liruan sallën.

Pas tyre, nga ky takim u largua edhe vet Bislimi, për të pasuar me largimin e deputetes Time Kadriaj.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, ku edhe u paralajmërua një vizitë e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Francës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments