Diar Popova, djali i gazetarit të vrarë, Shefki Popova ka folur sot publikisht për vdekjen e babait të tij dhe rrethanat se si ka ndodhur vrasja, shkruan Gazeta Express.
Popova thotë se prindi i tij, ka pasur shumë informacione dhe material për luftën, e që sipas tij, kjo i ka penguar dikujt.
“Edhe sot nuk i dim arsyet pse u vra prindi jonë. Prindi jonë ka pasur gjatë jetës vetëm një armik, shtetin e Serbisë Babi jonë ka qenë gazetari i parë I cili ka hy në luftën e Adem Jasharit.
Fotografitë dhe lajmet e para nga Prekazi ka ardhur nga prindi im. Ai ka ditur shumë për luftën e Adem Jasharit. Jemi të bindur se këto kanë qenë motivet. Ne nuk e dim kujt I ka penguar. Një njeri që ka dit shumë dhe ka qenë profe4sional në profesionin e tij, padyshim se I ka penguar dikujt se ka poseduar shumë informacione e material”, thotë Diar Popova.
Ai po ashtu thotë se babai i i tij ka udhëtuar në këmbë për katër ditë me radhë nga Dubovci i Vushtrrisë në Prekaz për t’u dërguar ushqim.
“Shtëpia jonë ka qenë një qendër telegrafike. Për katër ditë ka udhëtuar nga Dubovci I Vushtrrisë në Prekaz në këmbë, duke u dërguar bukë. Një njeri që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës vritet mu atëherë kur duhet ta shijojë lirinë, pra në ditët e para të lirisë”.
Popova ka treguar rrethanat se si ka ndodhur vrasja e gazetarit Shefki Popovës.
“Babai im është vrarë më 10 shtator të vitit 2000 në hyrje të banesës sonë në Vushtrri, është vrasje e njëjtë sic ka ndodh me Xhemajl Mustafa e Smajl Hajdaraj. Dikush e ka ndalë rrymën ma herët, ka qenë një grup I strukturuar,. Edhe hetuesia gjithmonë e apostrofon mënyrën e njëjtë kohën, pra në hyrje të banesave. Atë ditë kemi qenë në Gjilan së bashku në në ndeshje futbolli. Jemi kthy aty në stadium, pastaj ai ka qëndruar aty me disa shokë dhe unë jam kthyer në banesë. Pastaj dikund rreth orës 22:00 ka ndo9dhur
Supozohet që dy veta e kanë pritur në hyrje të banesës dhe e kanë kryer vrasjen. Ne e kemi dëgjuar krismat. Unë dhe nana ime kemi qenë në banesë dhe I kemi dëgjuar krismat ”, tha Popova në Debat Plus.