Deri në fundjavë mot stabil, me diell e vranësira. Temperaturat në rritje. Nga e hëna më freskët me shi e bubullima.
2.06.2021 – Mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë parashihet të mbajë deri nga fundjava. Do të ketë më shumë diell, sidomos ditën e shtunë, të enjten e të premten gjatë ditës me vranësira por pa mundësi për të reshura. Temperaturat në rritje, pak mbi vlera mesatare. Nga dita e diel do të ketë shtim të vranësirave, e priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit nga dita e hënë pritet rënie e temperaturave e gjithashtu do të mbajë mot jostabil, me të reshura shiu si dhe zhvillime të shtrëngatave.
Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme dhe të mira gjatë kësaj periudhe.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta dhe shumë të larta ditën e shtunë, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të dielli orëve të mesditës.
3.06 – Në mëngjes kthjellët. Ditën ngrohtë me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. E në mbrëmje priten kthjellime.
4.06 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite me vranësira të pakta.
5.06 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare.
6.06 – Shumë ngrohtë me vranësira e intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
7.06 – Kryesisht me vranësira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta shënojnë rritje graduale, me minimale nga 7C deri në 14C të hënën, e maksimalet nga 22C deri 27C ditën e diel, e të hënën mund të zbresin në 20C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.