Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar intervistën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për mediumin gjerman NZZ.
Sipas Hysenit, kjo gazetë njihet për bindjet e saj pro-ruse dhe ministrja është dashur të ketë kujdes kur ka pranuar të prononcohet për këtë medium.
“Në krye të herës para se mu lëshuar në analizë të temës, është se nëse gazeta në fjalë njihet për prirjet proserbe atëherë ministrja duhet të ketë kujdes kur jep intervista për këso gazeta. ministrja duhet ta dijë se nuk flet më si person por ka mesazhe diplomatike kur flet. Nuk e ke lirinë të një njeriu që është pa kufizime. Në anën tjetër, mendoja e rastin e mbrëmshëm dhe pozicionin e kësaj qeverie. E kemi Kurtin që thotë se kriminelët e luftës në Ballkan duhet t’i largojmë nga skena politike. E njoh mirë Kurtin. Ai e analizon secilën fjalë. Nuk është se atij i rrëshqet fjala. Atëherë ai tha në Kosovë se direkt për Serbin është mesazhi. Mirëpo jashtë e përgjithësoi”, tha ai.
Tutje Hyseni tha se Gërvalla mendon vetëm si gazeta “Bota Sot”, dhe nuk ka mendime të veta politike rreth ngjarjeve.
“Cka përfaqëson Donika Gërvalla, duke e njohur misionin e saj politikë. Mendoj se ajo është tamam Bota Sot e vitit 2021. Profili i saj politik më ngjan taman me atë gazetë në mënyrën se si flet. Në Kosovë pas viteve të para të luftës ka qenë një lloj pajtimi dhe konsensusi për UCK-në. Cka po ndodh është se përcarjet e vitit 99 po kthehen. Kjo po ndodh për shkak të oportunizmit elektoral. Sidomos tani këta simpatizantët e VV-së. Po ngjajnë në ata fanatikët e LDK-së që thonin se e kanë të vërtetën e luftës. E përmendnin FARK-un. Edhe kur është bërë ligji për veteranët, të gjitha vullnetarisht ishin futur brenda UÇK-së. Brenda territorit të luftës ata nuk ekzistojnë”, tha ai.