Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaA do të bëhet Lumezi njeriu më i famshëm në Kosovë? Çfarë...

A do të bëhet Lumezi njeriu më i famshëm në Kosovë? Çfarë paralajmëronte Kurti

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi – kundër të cilit kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij protenstonte në rrugë – vazhdon të mos jetë njeriu më i famshëm në Kosovë, ashtu siç Kurti thoshte se do të duhej të ishte me LVV-në në Qeveri.

“S’ka kuptim që të vijë Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti e Prokuroria të mbetet e njëjta”. Kështu shprehej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Pressing të T7 para se të vinte në pushtet për herë të parë. Ai konsideronte se në Qeverinë e tij, kryeprokurori i shtetit do të ishte njeriu më i famshëm,

Tani që Kurti erdhi në pushtet për herë të dytë, Prokruroia ka mbetur e njëjta. Kryeprokurori po ashtu. Ai dhe Qeveria e tij nuk mund ta shkarkojnë atë dhe prokurorët e tjerë. Për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilin Kurti e quante “lepur”, thoshte se duhej të ishte krejtësisht ndryshe dhe se nëse ai do ta kryente detyrën siç duhet, lajmet do të ishin shumë më interesante.

“Po të ishte ai kryeprokuror vetëm pesë minuta, ne do të duhej tash t’i shihnim lajmet sepse ka diçka të re. Por s’ke pse i shikojmë lajmet”, thoshte Kurti.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes, me mua kryeministër, njeriu më i famshëm në Kosovë do të bëhet kryeprokurori, cilido të jetë ai. Përndryshe, nuk ka ndryshim”, theksonte ai, ndërsa përmendte vettingun si plan për ta pastruar sistemin e drejtësisë.

Nëse nuk vepron ashtu siç përshkruante se do të duhej të bënte, Kurti thoshte se Lumezi duhej ta lëshonte detyrën. Me Qeverinë e tij – shprehej ai – s’mund të vazhdohej njësoj.

“Ai ose duhet të veprojë, ose duhet të shkojë. Unë nuk e shoh se si me qeverinë tonë ne do të mund ta duronim një litargji të tillë. Duam që Prokuroria jonë të jetë aktive”, deklaronte Kurti.

“Lepur ik, duam Republikë”

Pak muaj para se Albin Kurti dhe partia e tij të vinin në pushtet për herë të parë, kishin organizuar një protestë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Protesta ishte hapur me fjalët e tani ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila thoshte se ai aktivitet ishte vetëm hapi i parë, në drejtim të zhbllokimit të prokurorisë që konsiderohej e kapur nga pushteti e e frikësuar nga krimi. Haxhiu kërkonte që prokuroria t’i dëgjonte kërkesat e qytetarëve, duke lejuar prokurorët e aftë e të ndershëm të punojnë. Vetëm kështu – sipas saj – do të fillonte hetimi i pasurisë të paligjshme të pushtetarëve.

Protesta e LVV-së, 26 04 2019

Revolta e shprehur në protestë qe mbyllur me fjalët e tani kryeparlamentarit Glauk Konjufca. “Ky nuk është kryeprokuror, por është prontokuror. Jemi bërë bashkë këtu me shpallë një aktakuzë kolektive ndaj sistemit tonë të dështuar të drejtësisë. Të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur. Kurse emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit”, shprehej ai.

Protesta e LVV-së, 26 04 2019

Pas ardhjes së LVV-së në pushtet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, pak ditë pas votimit të Qeverisë së re e kishin pritur në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lumezi e kishte uruar Haxhiun për detyrën e re, duke e njoftuar atë me ecurinë e punëve, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi

Në fund të këtij takimi, sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria, kryeprokurori Aleksandar Lumezi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishin shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së besimit qytetarë në to.

Haxhiu u pajtua në një rast me Lumezin, kryeprokruroi e kundërshtoi në një rast tjetër

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar vendim të duhur dhe të drejtë, vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që ta ndërrojë prokurorin në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, e cila mori shumë vemendje pasi u cilësiua si e kryer pa dashje.

Ajo kishte theksuar se aktakuza e ngritur nga prokurorja e parë ka qenë shumë profesionale, por që sipas saj mbetet që të hetohet e vërteta se pse lënda ishte transferuar nga Gjykata në Pejë në atë në Gjilan.

“Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë”, shkruante Haxhiu.

Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se prioritet në drejtësi mbetet procesi i vettingut. Por kryeprokurori Lumezi ka dalë kundër ministres për formën e vettingut, pasi sipas tij, vettingu duhet të bëhet nga vetë sistemi i drejtësisë dhe jo nga ministria.

“Non stop po flitet për vetting. Atë duhet ta bëjmë ne, bartësit e institucioneve të drejtësisë, por edhe neve dikush të na mbikëqyrë dhe të shihet a jemi të pastër, a kemi integritet, a kemi profesionalizëm… Duhet ta bëjmë ne vettingun, sepse më mirë se ne as ministria, as kryeministria, as presidenca, e as askush nuk mundet, sepse nuk e dinë çfarë është komuniteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, është shprehur Lumezi për “Kallxo”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments