Anëtari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për deputet, Faton Abdullahu, me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar qeverinë Kurti për mashtrim.
Ai ka analizuar tri eventet e fundit politike në Kosovë e që kanë të bëjnë me sulmin ndaj luftës çlirimtare dhe UÇK-së.
Abdullahu tha se ka diçka që nuk shkon sa i përket presidentes Vjosa Osmani, ministres Donika Gërvalla si dhe kryeministrit Kurti.
Faton Abdullahu tha se kjo nuk është “epokë e re politike” për të cilëm kanë votuar qytetarët.
Postimi i plotë:
Ka diçka të përbashkët në këto tri marrëzi politike ditëve të fundit;
- Ajo si e anashkaloj Presidentja mikun amerikan të Kosovës Walkerin,
- Ajo si u përgjegj ministresha Gërvalla për UÇK-në në gazetën zvicrane,
- Ajo si Kryeministri Kurti foli për krimet dhe kriminelët e Ballkanit.
Jam i bindur se kjo nuk është “epokë e re” politike për të cilën kanë votuar qytetarët. Ky është prodhim ashiqare i mashtrimit të msheft të koalicionit që ka fitu. Kjo është politikë e urrejtjes së atyre që kurrë nuk u identifikuan me asgjë të mirë që i ndodhi Kosovës dy dekadat e fundit. Kjo do kohë për t’u kuptuar drejt. Është kohë kur po hiçen gradualisht maskat e pandemisë. Opozita ka detyrë ta bëj deMASKskimin e kësaj politike që gjithçka dëshiron të filloj nga e para apo thënë ndryshe që bashkë me ujin e ndotur ta hedh edhe fëmiun që jemi munduar ta rrisim.