Sunday, November 24, 2024
HomeBotaNë Stamboll arrestohet maqedonasi Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit

Në Stamboll arrestohet maqedonasi Boban Tomovski, krahu i djathtë i Sedat Pekerit

Në Aeroportin e Stambollit është arrestuar shtetasi maqedonas, Boban Tomovski, që konsiderohet si bashkëpunëtori i mafiozit të njohur turk, Sedat Peker, që ka trazuar Qeverinë turke, me pretendimet për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion. Peker nuk ka ofruar dëshmi për akuzat e tij ndaj qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Mediat turke kanë raportuar se Tomovski ka jetuar si refugjat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është ndaluar teksa po tentonte të udhëtonte në Egjipt përmes territorit të Turqisë. Mediat pretendojnë për përfshirjen e tij në tregti me drogë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se është informuar për ndalimin e shtetasit, Boban Tomovski, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi procedurat e mëtejme.

Mafiozi turk, Sedat Peker ka trazuar edhe skenën politike në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte pajisur me një pasaportë të rreme me identitetin Xhadin Amedovski.

Ai gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut ishte takuar me personalitete të ndryshme politike, ndërkohë që veprimtaria e tij ndërlidhet edhe me njoftimet e shoqëruara dhe me fotografi për furnizimin me armë të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Sedat Peker më pas kishte qëndruar në Kosovë, ku kishte një leje të përkohshme qëndrimi. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte bërë të ditur se Sedat Peker ka hyrë në territorin e Kosovës më 18 janar, 2021 dhe është larguar në drejtim të Shqipërisë pas vetëm dy ditësh. Peker besohet se aktualisht gjendet në Dubai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments