Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPrelvukaj: S’ka vepër më të poshtër sesa ndërlidhja e UÇK-së me vrasjet...

Prelvukaj: S’ka vepër më të poshtër sesa ndërlidhja e UÇK-së me vrasjet e pasluftës

Historiani Genc Prelvukaj, ish-këshilltar i Memli Krasniqit, ka thënë se ndërlidhja e vrasjeve të pasluftës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vepra më antikombëtare.

Ai ka shkruar se deri sot nuk ka asnjë provë që e dëshmon këtë.

“Nuk ka vepër më antikombëtare, më të poshtër se sa ndërlidhja, qoftë edhe tërthorazi, e Uçk-së me vrasjet e pasluftës”, ka shkruar Prelvukaj.

“Deri më sot, nuk është gjetur asnjë provë e vetme, e cila vërteton që ka pasur ndonjë urdhër nga hierarkia e ushtrisë tonë, për veprime ndëshkuese të asaj forme”, ka shtuar ai.

Artisti ka thënë se nëse krimet individuale lidhen me emblemën e UÇK-së, atëherë ky mund të konsiderohet si qëllim i nxitur për ta denigruar luftën e shqiptarëve.

“Nëse veprimet hakmarrëse me motiv përsonal të nje individi apo qoftë edhe devijimi i ndonjë eprori, me çdo kusht provohen të ndërlidhen me emrin dhe ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse qëllim i nxitur nga jashtë për të denigruar luftën e drejtë të shqiptarëve drejt çlirimit”, ka shkruar Prelvukaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments