Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Osmani fillimisht është takuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht me kryetarin e kësaj partie dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pjesëmarrjen në takimin me presidenten e kanë konfirmuar edhe nga LDK e AAK.
Derisa takimi me përfaqësuesit e AAK-së do të mbahet në ora 17:00, nuk dihet ende se në çfarë ore Osmani do të takohet me përfaqësuesit e LDK-së.
Nga PDK ende nuk janë deklaruar në lidhje me këtë takim.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në muajin tetor.