Ministria Izraelite e Shëndetësisë në një deklaratë sot tha se ka identifikuar një sërë rastesh të inflamacionit në muskujt e zemrës tek njerëzit e vaksinuar me Pfizer, kryesisht tek te rinjtë.
Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se ka vënë re një rritje të incidencës të infarkt miokardi tek personat që janë vaksinuar. Në Izrael, nga dhjetori i 2020 deri në maj 2021, janë shënuar 275 raste të miokardit midis më shumë se 5 milion njerëzve të vaksinuar, tha Ministria e Shëndetësisë.
Shumica e pacientëve qëndruan të shtruar 4 ditë në spital dhe 95% e rasteve ishin pa probleme, sipas hulumtimit të kryer nga tre ekipe specialistësh. Sipas hulumtimit, “ekziston një lidhje e mundshme midis dozës së dytë të vaksinës (Pfizer) dhe miokardit tek meshkujt nga mosha 16 deri në 30 vjeç”.
Bazuar në të dhënat, miokardi ka qenë i përhapur tek moshat 16 deri në 19 vjeç sesa në grupmoshat e tjera. Pfizer tha në një deklaratë se ishte në dijeni të rasteve të miokardit të raportuar në Izrael, duke theksuar se nuk ishte identifikuar asnjë lidhje midis vaksinës.
Izraeli ndërkohë ka shtyrë vaksinimin e fëmijëve për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç, në pritje të raportit të ministrisë. Paralelisht me publikimin e të dhënave, komiteti i ministrisë miratoi vaksinimin e adoleshentëve, sipas një zyrtari të lartë.
“Komiteti ka dhënë dritën jeshile për të vaksinuar grupmoshat 12-15 vjeç dhe kjo do të fillojë javën e ardhshme,” tha Nahman As, koordinator i menaxhimit të pandemisë në 103 FM. “Efektet e vaksinës tejkalon rreziqet.”
Një ekip këshillues nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandoi në maj që të hetojë më tej lidhjen e mundshme midis infarktit miokardi dhe vaksinave të mARN, të tilla si ato të Pfizer dhe Moderna.