Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-se dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 138 pacientë nga Covid-19,
Sipas njoftimit 57 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me virus, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 138 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit për datën 2 qershor 2021, po trajtohen 138 pacientë.
Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë:
1 pacientë janë në gjendje të rënduar
26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë:
31 të konfirmuar pozitivë
28 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë