Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata Speciale i çon ftesë kosovarit që ishte 8-vjeçar në luftë

Gjykata Speciale i çon ftesë kosovarit që ishte 8-vjeçar në luftë

Një qytetar i quajtur Fahri Fazliu njofton se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Ai thotë se ftesën e ka pranuar pasditen e djeshme, ndërsa më 23 qershor i është kërkuar të paraqitet në Hagë.

Fahri Fazliu ftesën e marrë nga Specialja e ka quajtur të çuditshme, pasi vë në pah faktin se në luftë ishte vetëm 8-vjeçar.

Postimi i tij i plotë:

“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç. #LiriakaEmërUÇK.🇦🇱 “.

Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Ndërsa në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e parlamentit Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments