Një 44-vjeçar është viktima më e re nga në 24 orët e fundit në vend.
Siç njofton IKSHPK-ja, 44-vjeçari është nga komuna e Gjakovës.
Në 24 orët e fundit në vend, nga 4487 mostra të testuara, 684 prej tyre kanë rezultuar pozitive, kurse kanë vdekur shtatë persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.