Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaTahiri i AAK-së: Qeveria ka luajtur lojë me Ligjin e Pagave, duke...

Tahiri i AAK-së: Qeveria ka luajtur lojë me Ligjin e Pagave, duke e shtyrë për nëntor

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka luajtur lojë me Ligjin e Pagave, duke e shtyrë atë në fund të vitit.

 

Sipas tij, financimi i këtij ligji s’mund të ndodhë deri më 2022.

“Qeveria e ka lënë Ligjin e Pagave në nëntor që nënkupton se buxheti i atij ligji për vitin e ardhshëm nuk mund të bëhet, pra është njëfarë lojë që bëhet. Në momentin që e ke bo planifikimin për në tetor, apo nëntor kjo nënkupton se ti nuk e ke bë planifikimin për buxhetin e vitit 2022, pra është lojë që ‘po është në legjislacion, por financimi nuk mund të ndodh deri në këtë vit” tha Tahiri në Prime Time.

Ndryshe Tahiri tha se konsolidimi i AAK-së shkon në tri çështje, ekonominë, zbatimin e ligjit të pagave, si dhe për temat nacionale”, përfundoi Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments