Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaÇfarë ka ndodhur me 400 kilogramë kokainë që u sekuestruan në Lipjan

Çfarë ka ndodhur me 400 kilogramë kokainë që u sekuestruan në Lipjan

Hetimet në vendngjarje janë mbyllur, ndërsa droga e sekuestruarnë Lipjan, brenda disa javësh do të asgjësohet.

 

Para dy javësh e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte në këtë vend.

Qindra kilogramë drogë të llojit kokainë u sekuestruan në magazinën e kësaj kompanie.

Shtatë persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me këtë rast janë në paraburgim.

E i vetmi që ka mbetur është një zyrtar i lartë i kompanisë, të cilit nuk i pëlqeu prania e ekipit të televizionit afër kompanisë.

Ndërsa siç merr vesh televizioni, pesë ditë kanë zgjatur hetimet nga organet e hetuesisë në këtë hapësirë.

E droga e sekuestruar tani gjendet në hapësirat e dhomave të dëshmive brenda Policisë së Kosovës.

Deri te asgjësimi i saj, sipas njohësve të sigurisë mund të merr kohë deri në dy muaj.

Kjo sasi e sekuestruar llogaritet si një ndër sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në Kosovë.

Por a ka kapacitete Policia e Kosovës që ta asgjësojë një sasi të tillë dhe ku mund të asgjësohet kjo sasi e drogës?

Televizioni ka pyetur edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me këtë rast.

Mirëpo, të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit gjatë ditës së martë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments